Një shofer në Gjermani bëri një gabim të kushtueshëm, duke hedhur gabimisht AdBlue në rezervuarin e naftës të BMW 320d Touring me motor 2.0 B47.
Pasi vazhdoi vozitjen, lëngu shkaktoi kristalizim dhe krijoi depozita të forta në pjesët e brendshme të motorit, duke dëmtuar rëndë sistemin e tij.
Dëmet ishin aq të mëdha sa mekanikët u detyruan të zëvendësonin të gjithë motorin, turbinën dhe disa komponentë të tjerë, si dhe të pastronin sistemin e karburantit.
)
Çfarë duhet të bëni nëse hidhni AdBlue në naftë?
Mos e ndizni motorin dhe mos e ktheni çelësin në kontakt.
Mos provoni ta vozitni veturën.
Thirrni shërbimin e tërheqjes dhe dërgojeni në servis për zbrazjen dhe pastrimin e rezervuarit.
Ky veprim mund t’ju shpëtojë nga një riparim që kushton mijëra euro!



