Pedro Acosta i matur në parashikimin e tij
P

Pedro Acosta i matur në parashikimin e tij

Pedro Acosta ka deklaruar se është ende herët të flitet për titullin e kampionit të MotoGP-së në vitin 2027, pavarësisht se sezonin e ardhshëm do të garojë për Ducati-n krah Marc Marquezit.

Spanjolli arriti fitoren e parë në MotoGP pas tri sezonesh, 56 garash dhe 15 podiumesh, duke përmbushur objektivin e tij me KTM-në, nga e cila do të largohet në fund të vitit.

Duke folur për partneritetin me Marquezin, Acosta e cilësoi atë si një nga pilotët më të mirë në histori dhe pranoi se pret të mësojë shumë prej tij.

Sezoni 2027 do të sjellë rregulla të reja teknike, me motorë 850 kubikë dhe goma Pirelli.

“Fillimisht duhet të jemi vazhdimisht në pesëshen e parë dhe të luftojmë për podiume e fitore. Për titullin mund të flasim më vonë. Është ende shumë herët”, deklaroi Acosta.

Ai pret konkurrencë të fortë nga Marc Marquez, Jorge Martin, Marco Bezzecchi dhe pilotë të tjerë në sezonin e ri.

TË FUNDIT