Mercedes-Benz ka vendosur të pezullojë të gjitha investimet e mëtejshme në Gjermani, duke paralajmëruar se mbyllja e fabrikave është gjithashtu një mundësi.
Vendimi vjen pas katër muajsh negociatash të dështuara me sindikatat, pasi kompania kërkon që punonjësit të kalojnë nga 35 në 40 orë pune në javë, pa pagesë shtesë.
Përgjegjësi i prodhimit, Michael Schiebe, deklaroi se kostot aktuale nuk i lejojnë kompanisë të vazhdojë investimet në Gjermani.
Mercedes po përballet me rënie të shitjeve në Kinë dhe konkurrencë gjithnjë e më të fortë nga prodhuesit kinezë të veturave elektrike dhe hibride.
Kriza po prek edhe Volkswagenin, i cili planifikon të shkurtojë rreth 100 mijë vende pune dhe të mbyllë katër fabrika.
Industria gjermane e automobilave po përballet me një nga periudhat më të vështira, për shkak të kostove të larta dhe konkurrencës nga Kina.



