Verstappen: Num më intereson pozita e dytë
V

Verstappen: Num më intereson pozita e dytë

Max Verstappen mbetet i fokusuar vetëm te fitorja. Pavarësisht sezonit të vështirë 2026, piloti i Red Bull ka arritur tri fitore dhe është ngjitur në vendin e dytë në kampionat, por pranon se ky pozicion nuk i sjell kënaqësi.

“Unë nuk jam këtu për të përfunduar i dyti, i treti apo i katërti. Nuk ndjej kënaqësi nga këto rezultate”, deklaroi holandezi.

Megjithatë, Verstappen vlerëson përparimin e Red Bull gjatë sezonit, duke theksuar se kjo është më e rëndësishme sesa pozicioni përfundimtar në renditje. Ai shtoi se skuadra ka nevojë për përmirësime të mëdha për të qenë konkurruese në vitin 2027.

Nëse ruan vendin e dytë, Verstappen do të barazojë rekordin e Michael Schumacher për gjashtë sezone radhazi të përfunduara në dy vendet e para.

TË FUNDIT