Gjykata në Hagë ka ndaluar prodhimin, importin dhe shitjen e SUV-it kinez BYD Ti7 në Bashkimin Evropian, pasi ka konstatuar ngjashmëri të paautorizuara me dizajnin e Land Rover Defender.
Padinë e kishte ngritur grupi JLR, duke pretenduar se BYD ka kopjuar elemente karakteristike të modelit britanik, veçanërisht siluetën e karrocerisë, parafangot dhe shtyllën C.
BYD rrezikon gjoba deri në 100.000 euro në ditë nëse nuk respekton vendimin. Ndërkohë, JLR mund të kërkojë kompensim deri në 10 milionë euro.
)
Vendimi ende nuk është përfundimtar. BYD ka paralajmëruar ankesë, duke këmbëngulur se Ti7 është zhvillim origjinal i kompanisë dhe se nuk ka shkelur të drejtat e pronësisë intelektuale.



