Me temperaturat që rriten gjithnjë e më shumë, vala e të nxehtit e bën më të vështirë ngasjen e veturës gjatë ditës.
Kondicioneri ofron lehtësi, por nxehtësia e madhe shpesh e mbingarkon atë duke ia bërë të vështirë për ta mbajtur të freskët veturën, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Megjithatë, duke i ndjekur disa këshilla, ju mund ta mbani automjetin tuaj të freskët gjatë ditëve të nxehta dhe të siguroni një udhëtim të rehatshëm.
Një nga mënyrat më efektive për ta mbajtur veturën më të ftohtë është vendosja e xhamave të lyer reflektues. Ky lloj xhami jo vetëm që siguron privatësi, por edhe e mban temperaturën e veturës më të ulët.
Një këshillë tjetër është që ta mbuloni veturën me diçka kur e parkoni në diell. Kjo pasi komponentët prej plastike nxehen shpejt dhe e rrezatojnë atë nxehtësi në të gjithë veturën.



