Meteorologët parashikojnë që e enjtja në Kosovë të karakterizohet me mot me diell dhe shumë të ngrohtë.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 8 deri në 10 gradë celsius, ndërsa ato maksimale prej 24 deri në 27 gradë, njofton MeteoKosova.
Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-41 km/h.



