Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar gjatë ngasjes kur ka shi
P

Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar gjatë ngasjes kur ka shi

Policia e Kosovës ka bërë thirrje tek shoferët e automjeteve që të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, sidomos kur ka reshje të shiut.

“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të shiut, Policia e Kosovës APELON tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë”, thuhet në njoftim, përcjell AutoPortali.

https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/735534535453474?ref=embed_post

TË FUNDIT