Aventura e tenistit spanjoll Rafael Nadal në Grand Slam të Roland Garros është mbyllur që në raundin e parë. Fitues i 14 fishtë i këtij turneu, Nadal u mund 3-0 (6-3, 7-6, 6-3) nga gjermani Alexander Zverev.
Një lamtumirë e hidhur për spanjollin, që ndoshta luajti për herë të fundit në turneun e tij të preferuar.
“Nuk e di nëse do të jem sërish këtu vitin tjetër, nuk dua të bëjë asnjë parashikim. Ndoshta rikthehem dhe ju përshëndes sërish. Gjithsesi, për momentin do të fokusohem te Olimpiada dhe më pas do të vendos. Dy muajt e ardhshëm do të jenë të rëndësishëm për të ardhmen time”, tha Nadal.

Ndërkohë, fansat e shumtë e kanë duartrokitur gjatë Rafael Nadal në kohën që bëhej gati për të lënë fushën. Për ta, ai mbetet idhulli i preferuar, ndaj shpresojnë ta shohin sërish në fushat me dhe të Parisit. Spanjolli doli nga fusha me lot në sy, pasi duket se karriera është pranë fundit.



