“Air Albania” pritet ti përkasë së shkuarës. Stadiumi nuk do te njihet me ketë emër. Është hapur një garë e re sa i përket emërtimit sesi do të quhet stadiumi ne Tiranë, më i madhi që Shqipëria ka pasur ndonjëherë.
Nga stadiumi është fshirë emri i vjetër, duke i hapur kështu rrugë emrit të ri.
Stadiumi u ndërtua në vendin ku ishte stadiumi “Qemal Stafa”. Stadiumi me kapacitet prej 22,000 vendesh u inaugurua në nëntor të 2019 në ndeshjen e Shqipëri-Francë.



