Aksident i rëndë i italianit Luca Marini
A

Aksident i rëndë i italianit Luca Marini

Motoçiklisti italian Luca Marini (27) ka pësuar një aksident të rëndë gjatë testimit të motorit të Hondëa në pistën japoneze të Suzukës.

Marini, pas garës Grand Prix në Silverstone, kishte udhëtuar drejt Japonisë për të testuar motorin e Hondas për një garë që kërkon qëndrueshmëri të lartë, por ditën e dytë të testimeve pësoi një rrëzim të rëndë.

Gjatë rrëzimit, ai pësoi lëndime në ije, gjunjë, kraharor dhe shpatull, si dhe kolaps të mushkërive, bëri të ditur të mërkurën skuadra japoneze.

“Për shkak të zhvendosjes së ijës së majtë, dëmtimit të ligamenteve të gjurit të majtë, thyerjes së sternumit dhe klavikulës së majtë, si dhe pneumotoraksit në anën e djathtë, Marini është dërguar në një spital lokal dhe është stabilizuar”, njoftoi Honda.

Marini do të qëndrojë në spitalin në Suzuka derisa të jetë në gjendje për të udhëtuar.

Motoçiklisti italian aktualisht renditet në vendin e 13-të në klasifikimin e përgjithshëm të MotoGP-së pas shtatë garave.

Gara e radhës është Çmimi i Madh i Aragonës në Spanjë, më 8 qershor.

TË FUNDIT