Al Hilal ofron “një mal” me para për trajnerin e Interit
A

Al Hilal ofron “një mal” me para për trajnerin e Interit

Nga njëra anë, fjalët qetësuese të Beppe Marotta, i cili e konsideroi një formalitet rinovimin e kontratës së trajnerit Simone Inzaghi.

Nga ana tjetër, një mal me parà vijnë nga Arabia Saudite për të bindur trajnerin italian, që po lufton për të fituar “tripletën” këtë sezon me Interin.

Teksa Inter eliminoi Bayern Munich për të fituar një vend në gjysmëfinalet e Champions League kundër Barcelonës, emisarë nga Al Hilal gjenden në Milano. Klubi ambicioz saudit po kërkon trajnerin e Interit për të tentuar një vend si protagonist në Kupën e Botës për Klube.

Për momentin duket se tek Inter nuk janë të shqetësuar, por me paratë arabe asgjë nuk është e pamundur. Sipas “Gazzetta dello sport”, ekipi i Al Hilal është gati të vendosë në tavolinë një kontratë 20 milionëshe dhe, ndërkohë, të pasuronte skuadrën me disa lojtarë të nivelit të lartë.

TË FUNDIT