Alonso flet për ndeshjen me Interin, por edhe të ardhmen e tij
A

Alonso flet për ndeshjen me Interin, por edhe të ardhmen e tij

Bayer Leverkusen e pret nesër Interin në sfidën e vlefshme për xhiron e gjashtë të Ligës së Kampioneve. Në konferencë për shtyp ka folur trajneri i Leverkusen, Xabi Alonso.

Ai i vlerësoi specifikisht të gjithë mesfushorët e Interit ku bën pjesën dhe Kristjan Asllani. Në mbyllje të konferencën, Alonso i la dyert e hapura për një transferim në Itali.

“Është një nga skuadrat më të mira për momentin. Do të jetë një sfidë e rëndësishme për ne. E dimë kë kemi përballë, por gjithashtu dimë kush jemi dhe sa do të na ndihmojnë tifozët. Kanë një vazhdimësi të mrekullueshme, janë shumë solidë dhe kanë një ide të qartë se çfarë duhet të bëhet në fushë për të fituar. E dinë se ku t’i dërgojnë ndeshjet, si t’i fitojnë. Do të jetë fantastike për të luajtur kundër një skuadre të tillë”, u shpreh Alonso.

“Në shumë raste, Interi është i ka të dubluar rolet në mesfushë. I vlerësoj të gjithë mesfushorët e tyre në një nivel shumë të lartë, nuk është thjesht për të qenë lojtarë të mirë por të luash një skuadër dhe ato dinë si ta bëjnë. Dinë si të presojnë”, ka shtuar trajneri spanjoll, i cili në fund ka folur edhe për të ardhmen e tij.

“Unë nuk mbyll asnjë derë për të ardhmen time. Por për momentin të gjithë dyert e mia janë këtu, te Bayer Leverkusen”, u shpreh Alonso ndër të tjera.

TË FUNDIT