Trajneri spanjoll ka zhvilluar seancën e tij të parë stërvitore me “Los Blancos” në qendrën stërvitore të klubit në Valdebebas.
Skuadra është në fazën përgatitore përpara udhëtimit drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në Botërorin e Klubeve.
Real Madrid do ta nisë rrugëtimin në këtë turne më 18 qershor, me ndeshjen kundër Al-Hilalit.



