Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore
A

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e dhunës me bazë gjinore, duke përkujtuar se Kosova ka një ligj në fuqi që e dënon këtë krim.

“Kosova ka një ligj gjithëpërfshirës për parandalimin dhe mbrojtjen nga të gjitha format e dhunës në familje. Dhuna me bazë gjinore është një krim i dënueshëm – i dënueshëm nga ligji në fuqi. Raportoni në: 0800 11 112 ose 192”, ka shkruar ambasada.

Ky veprim i ambasadës vjen pas dy rasteve të fundit të femicidit që ndodhën brenda një jave./Express/

https://twitter.com/USEmbPristina/status/1781256390901719159?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1781249399370248441%7Ctwgr%5E8169fb8d1b05b6dffb1e980949f752ae5fb58799%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fambasada-amerikane-publikon-numrat-per-raportimin-e-dhunes-me-baze-gjinore%2F

TË FUNDIT