Amir Rrahmani është mbrojtësi më i vlerësuar në Serie A dhe këtë e thonë më së miri notat e tij gjatë gjithë këtij sezoni.
Qendërmbrojtësi dardan është lider në mbrojtjen e Napolit dhe po lufton me këtë skuadër për titullin e kampionit në Itali.
SofaScore ka publikuar top 10 qendërmbrojtësit më të vlerësuar në Serie A, apo që kanë notë mesatare më të mirë gjatë gjithë sezonit.
Në krye të listës ndodhet Amir Rrahmani. Kapiteni i Kosovës është më i vlerësuari me notën 7,23.
Menjëherë pas Rrahmanit është Alessandro Bastoni i Interit me notë 7,21, derisa Alessandro Buongiorno i Napolit vlerësohet 7,16.
Në pozitën e katërt është Berat Gjimshiti. Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë vlerësohet deri më tani me notën 7.08 aq sa e ka edhe Vasquez i Genoas.




