Anis Mehmeti i (pa)kënaqur me shkëlqimin e tij
A

Anis Mehmeti i (pa)kënaqur me shkëlqimin e tij

Futbollisti shqiptar i Bristol Cityt, Anis Mehmeti nuk e fshehu lumturinë për dy golat e shënuar në ndeshjen e Championship ndaj Portsmouth.

“Është gjithnjë mirë kur je në shtëpi dhe fiton ndeshje, janë dy radhazi, jemi të gëzuar dhe e mbyllëm mirë vitin”, është shprehur Mehmeti.

“8 gola të shënuar? Unë e di se sa shpejt gjërat mund të ndryshojnë, ndaj jam i fokusur te ndeshja e radhës, Mund të kisha shënuar 3 apo 4 ndaj Portsmouth. Qartësisht, jam i lumtur, por të gjithë e dinë që kërkoj më shumë”, ka shtuar mesfushori shqiptar.

“Po e bëjmë këtë stadium një fushë të vështirë për këdo me mbështetjen e tifozëve. Ecuria në fushën tonë ka qenë e mirë, por duhet të jemi mirë edhe jashtë saj që të shkojmë në zonën play-off”, u shpreh Mehmeti.

TË FUNDIT