Vetëm 19 vjeç dhe pas vetëm 29 garash zyrtare në Formula 1, piloti italian Kimi Antonelli është lideri i kampionatit. Ai ka arritur një seri fantastike prej katër fitoresh radhazi këtë sezon.
Vëmendja në F1 është kthyer te piloti i ri italian, i cili ka treguar shpejtësi, aftësi taktike, madje edhe një dozë agresiviteti në këtë fillim sezoni. Shkurt, Antonelli po përfiton sa më shumë nga një Mercedes që padyshim është makina për t’u mposhtur.
Gjithsesi, në vitin 2017, Kimi Antonelli ishte në prag të bashkimit me Ferrari, por drejtori i atëhershëm i ekipit Maurizio Arrivabene e refuzoi pilotin italian, i cili ishte 10 ose 11 vjeç.
Më pas ai kaloi te Mercedes.
Në konferencën për shtyp, Antonelli u pyet për një të ardhme të mundshme në Maranello:
“Në fund të fundit, Ferrari është një ekip i madh me një numër të madh fansash, është një markë që do të mbetet përgjithmonë në histori”.

“Pra, nuk i dihet kurrë, por unë jam shumë i lumtur te Mercedes dhe qëllimi im është të fitoj shumë me Mercedes. Ata më dhanë një shans kur isha i ri dhe më kanë mbështetur në këtë udhëtim deri më tani. I kam borxh edhe Mercedes, kështu që ndiej një detyrë të bëj më të mirën time me ta dhe pastaj do ta shohim“, tha Antonelli.



