Antonelli kërkon falje për përplasjen me Verstappenin
A

Antonelli kërkon falje për përplasjen me Verstappenin

Kimi Antonelli e pati një përplasje të paqëllimshme me Max Verstappen në garën për Çmimin e Madh të Austrisë, pas së cilës mennjëherë ka kërkuar falje.

“Ishte një gabim i pafat. Kam bllokuar frenat e pasme në kthesën e tretë dhe humba kontrollin e makinës, duke goditur Max. Më vjen shumë keq për të dy ekipet dhe për Max, nuk ishte aspak me qëllim. Kam kërkuar të shmang Liam Lawsonin para meje, por nuk ia dola. Kjo është pjesë e garës dhe do të mësoj nga ky gabim”, ka thënë piloti italian.

Edhe Verstappen u tregua sportist i vërtetë, duke thënë se incidenti ishte i paqëllimshëm dhe se gjëra të tilla ndodhin.

TË FUNDIT