Drejtorët e Aprilias, Paolo Bonora dhe Massimo Rivola, kanë bërë të ditur se Jorge Martin mund të të qëndrojë me skuadrën italiane edhe në vitin 2026. Pas rikthimit nga dëmtimi dhe testit pozitiv në Misano, Martin pritet të marrë pjesë në Çmimin e Madh të Çekisë në Brno.
Rivola nuk mohoi thashethemet për zgjidhjen e mosmarrëveshjes kontraktuale dhe shtoi se pozicioni i skuadrës nuk ka ndryshuar dhe e ardhmja e Martin me Aprilian është “tashmë e vendosur”.



