Araujo afër largimit nga Barcelona?
A

Araujo afër largimit nga Barcelona?

Barcelona ka marrë një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e Ronald Araujo.

Ai ka qenë një figurë kyçe në mbrojtje tek katalunasit, mirëpo klubi është i gatshëm ta shesë këtë verë për një ofertë prej 60 milionë euro.

Sipas mediave spanjolle, ky vendim ka miratimin edhe të trajnerit Hansi Flick, i cili nuk e sheh mbrojtësin si pjesë të domosdoshme të projektit të tij të ri, transmeton AutoPortali.

Klubi nuk po e shtyn aktivisht largimin e uruguaianit, por është i hapur ndaj ofertave serioze, në përputhje me strategjinë për të përmirësuar gjendjen financiare dhe për të ulur shpenzimet për paga.

Araujo ka tërhequr interesimin e disa klubeve të mëdha evropiane, si Bayern Munich, Manchester United dhe Chelsea, të cilat po ndjekin situatën nga afër.

Disa drejtues kanë kërkuar ta mbajnë për shkak të rëndësisë së tij në skuadër, ndërsa të tjerë e shohin largimin si mundësi për të financuar afrime të reja, si Nico williams.

Vetë lojtari është i qetë dhe i kënaqur në klub, por nuk përjashton largimin nëse paraqitet një projekt i përshtatshëm. /AutoPortali/

TË FUNDIT