Arbër Hoxha në planet e skuadrës italiane
A

Arbër Hoxha në planet e skuadrës italiane

Arbër Hoxha mund të largohet nga kroatët e Dinamo Zagreb.  E ardhmja e sulmuesit të Shqipërisë mund të jetë në Serie A italiane. Sipas Gianluca Di Marzio, Lecce ka hedhur sytë nga anësori i majtë.

Klubi ku luajnë dy mesfushorët e Kombëtares kuqezi, Ylber Ramadani dhe Medon Berisha, është në kërkim të një sulmuesi, pas dëmtimit që ka pësuar Banda dhe në krye të listës qëndron Hoxha.

Sulmuesi anësor i Kombëtares shqiptare ka kaluar një sezon pozitiv dhe shihet si një zgjedhje ideale për pjesën e dytë të sezonit, ku objektivi është padyshim mbijetesa në elitën e futbollit italian.

TË FUNDIT