Arrestohet një person në Kaçanik pasi e kërcënoi një grua përmes rrjeteve sociale
A

Arrestohet një person në Kaçanik pasi e kërcënoi një grua përmes rrjeteve sociale

Të dielën në Kaçanik është arrestuar një person, pasi i njëjti derisa ishte jashtë shtetit, kishte kërcënuar dhe kanosur përmes rrjeteve sociale një femër.

“Me datën 21.04.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti derisa ishte jashtë shteti përmes rrjeteve sociale me datën e lartëcekur e kishte kanosur verbalisht viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin e Policisë së Kosovës.

TË FUNDIT