Skuadra angleze, Arsenal ka shprehur interesim të madh për transferimin e yllit te Real Madridit, Rodrygo, transmeton AutoPortali.
Sipas mediave spanjolle, Real Madridi mund të pranojë një ofertë rreth 70 milionë funteve, megjithatë brenda klubit besojnë se vlera reale e Rodrygos është afër 100 milionë funteve.
Arsenali dëshiron ta bëjë lojtarin një nga më të paguarit e skuadrës, duke i ofruar pagë javore mbi 300,000 funte, duke e vendosur në të njëjtin nivel me yjet si William Saliba dhe Bukayo Saka, që po përgatisin kontrata të reja.
Megjithatë, negociatat pritet të zgjasin, pasi Arsenali pret lëvizjet e Real Madridit në merkato.
Aktualisht, Rodrygo mbetet pjesë kyçe e projektit të klubit spanjoll, por ardhja e yjeve të rinj mund ta ndryshojë këtë.
Në anën tjetër, Arsenali synon të forcojë sulmin me një emër të madh, dhe Rodrygo është prioriteti kryesor i tyre./AutoPortali



