Botërori i Formula 1 për vitin 2026 do të sjellë jo vetëm rregulla të reja, por edhe hyrjen e dy skuadrave të reja në garë.
Njëra prej tyre është Audi, që do të bëjë debutimin e saj zyrtar pasi ka blerë ekipin Sauber, transmeton AutoPortali.
Audi do të garojë me motor të prodhuar vetë në Gjermani dhe ka filluar të ndërtojë strukturat e nevojshme për sezonin e ardhshëm.
Sot, gjiganti gjerman njoftoi një partneritet të ri me kompaninë financiare britanike “Revolut”, i cili do të nisë nga janari i vitit 2026. /AutoPortali



