Auto Portali ka hapur konkurs për 9 pozita të lira pune
A

Auto Portali ka hapur konkurs për 9 pozita të lira pune

Auto Portali ka hapur konkurs për 9 pozita të lira pune:

 3 gazetarë të cilët plotësojnë këto kritere:

  • Të ketë të përfunduar fakultetin e gazetarisë (apo të ngjashme)
  • Të ketë përvojë pune në terren (së paku 1 vit)
  • Të ketë komunikim profesional në të folur dhe në të shkruar
  • Të shkruaj dhe të flasë rrjedhshëm Gjuhën Angleze apo një gjuhë tjetër të huaj
  • E preferueshme njohja e një prej gjuhëve të minoriteteve në Kosovë
  • Të jetë i gatshëm të punojë në grup dhe të ketë vetëiniciativë
  • Të posedojë patent shoferin, kategoria B

1 gazetar sporti që plotëson këto kritere:

  • Të ketë të përfunduar fakultetin e gazetarisë (apo të ngjashme)
  • Të ketë përvojë pune në terren (së paku 1 vit)
  • Të ketë njohuri dhe pasion për të gjitha sportet
  • Të shkruaj dhe të flasë rrjedhshëm Gjuhën Angleze
  • E preferueshme njohja e një prej gjuhëve të komuniteteve tjera në Kosovë
  • Të jetë i gatshëm të punojë në grup dhe të ketë vetëiniciativë
  • Të posedojë patent shoferin, kategoria B

3 kameramanë të cilët plotësojnë këto kritere:

  • Të ketë të përfunduar shkollimin/kursin adekuat (e preferueshme)
  • Të ketë përvojë pune në media vizive (së paku 1 vit)
  • Të njoh audion (vendosjen e mikrofonëve gjatë intervistave)
  • Të ketë komunikim profesional
  • Të posedojë patent shoferin, kategoria B

2 montazherë të cilët plotësojnë këto kritere:

  • Të ketë të përfunduar shkollimin/kursin adekuat (e preferueshme)
  • Të njoh dizajnin grafik (përparësi)
  • Të ketë përvojë pune në media vizive (së paku 1 vit)
  • Të ketë komunikim profesional

Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këto vende pune, duhet që t’i dërgojnë këto dokumente, përmes postës elektronike:

– CV-në dhe dëshmitë e përgatitjes universitare

– Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse

– Certifikatat e trajnimeve eventuale

Aplikacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.

Dokumentacionin e kompletuar dërgoni në: info@autoportali.com

Afati i fundit për aplikim: 05.06.2025

TË FUNDIT