Bagnaia i gëzohet vendi i tretë
B

Bagnaia i gëzohet vendi i tretë

Vendi i tretë në Çmimin e Madh të Aragonit në Moto GP, për Francesco Bagnaian konsiderohet si një fitore, ashtu siç e pranon edhe vetë piloti i skuadrës Ducati.

Tri herë kampioni i botës nuk e fshehu kënaqësinë për ngjitjen në podium, rezultat që ka kuptim të veçantë në një moment të vështirë të sezonit për të.  “Për ne nuk është vetëm një vend i tretë, por edhe rikuperimi i besimit që më duhej. Bëmë një ndryshim të vogël që më dha më shumë besim, një hap të vogël që më dha shpejtësi. Jam i lumtur, mendova të kapja Alex Marquezin, por xhiro pas xhiro ritmi u rrit. Falënderoj ekipin tim, vuajtëm së bashku dhe kjo garë është një fund i lumtur për t’u ndarë me ta”, u shpreh fillimisht Bagnaia, i cili më pas shtoi:

“Për moralin është e rëndësishme, gjithashtu për të gjithë ekipin, sepse për disa fundjava kemi dhënë gjithçka, por nuk ishim në gjendje të bëjmë më shumë. Ndryshimi më ndihmoi shumë, e dinim se do të ishte kështu. Ishte e vështirë kundër Acostas, sepse nuk isha në gjendje të dilja shpejt në disa kthesa, por, sapo dola përpara, e menaxhova ritmin”.

TË FUNDIT