Ballkani – Ferizaj, ndeshja që hap javën e 25-të
B

Ballkani – Ferizaj, ndeshja që hap javën e 25-të

Sot (e premte) fillon xhiro e 25-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, ku në program është për t’u zhvilluar një ndeshje.

Dy ndeshje tjera zhvillohen të shtunën dhe po aq të dielën.

Takimi i vetëm i ditës së sotme është ai në mes të Ballkanit dhe Ferizajt, i cili pritet të zhvillohet në ‘Stadiumin e Qytetit’ në Therandë nga ora 14:00.

Ekipi i Orges Shehit vjen nga një seri negative prej dy humbjeve dhe një fitoreje, teksa synon t’i kthehet tri pikëve.

Në anën tjetër, ekipi i Arsim Abazit është në një formë pozitive me tri fitore nga katër ndeshje dhe synon t’i vazhdojë rezultatet pozitive.

TË FUNDIT