Sot do të zbulohet emri i kundërshtarit të mundshëm të Ballkanit në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, transmeton AutoPortali.
Nënkampioni i Kosovës do ta presë fituesin e njërës prej përballjeve të rrethit të parë kualifikues të këtij kompeticioni.
Ekipi portokall do të përballet me njërin prej këtyre skuadrave:
NK Varazdin nga Kroacia, FC UNA Strassen nga Luksemburgu, ose me njërin prej fituesve të përballjeve:
La Fiorita 1967 (San Marino) – FC Vardar (Shkup)
Floriana FC (Maltë) – Havefordwest (Uells)
ST Joseph’s (Gjibraltar) – Cliftonville (Irlandë e Veriut)
Shorti i rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës do të hidhet sot, duke filluar nga ora 14:00.
Ndërkohë, dje u zbuluan emrat e kundërshtarëve për tre ekipet e tjera kosovare që marrin pjesë në këtë garë, Drita, Prishtina dhe Malisheva./AutoPortali/



