Baran e Doan Karabeg me paraqitje mjaft të mirë në Itali
B

Baran e Doan Karabeg me paraqitje mjaft të mirë në Itali

Vëllezërit Baran e Doan Karabeg, në fundjavën që shkoi, ishin pjesëmarrës në garën prestigjiozed të kartingut, IRK Promotion, organizuar nga TB Kart, ndërsa ishte e vlefshme për kampionatin italian.

Gara u mbajt në “Jesolo Pista Azzura”, ku pjesëmarrës ishin 155 garues nga shumë vende të ndryshme të botës.

Barani garoi në klasën senior, ndërsa Doani ishte pjesë e garës në klasën young që përfshinte moshën 16-17 vjeçare.

Pas disa vozitjeve, të dy arritën të kualifikohen në Finalen C, që ishte edhe synimi i tyre. Në fund, Barani u rendit i shtati, ndërsa Doani garën e përfundoi në pozitën e 14-të.

“Duke marrë parasysh konkurrencën, rezultati ynë ishte mjaft i mirë. Pjesëmarrja në këtë garë ishte përvojë e mrekullueshme për ne dhe shpresojmë që edhe në të ardhmen të kemi përvoja të tilla e sigurisht synimi rezultate edhe më të mira”, është shprehur Baran Karabeg.

I kënaqur pas kthimit nga Italia u shpreh edhe Doani. “Ishte ndjenjë shumë e mirë. Jam optimist se në të ardhmen do të marr pjesë në gara edhe më të mëdha dhe të arrij rezultate më të mira”, ishin fjalët e Doanit.

Vëllezërit Karabeg edhe në vitin e kaluar morën pjesë në një garë të tillë në Itali.

 

TË FUNDIT