Barcelona e ka prioritet transferimin e Nico Williams
B

Barcelona e ka prioritet transferimin e Nico Williams

Barcelona është rikthyer në garë për sulmuesin e Athletic Club, Nico Williams. Sipas gazetarit Jota Jordi në “El Chiringuito de Jugones”, 22-vjeçari është kthyer në objektivin kryesor të klubit katalanas për repartin ofensiv.

“Barça e vlerëson shumë profilin e tij dhe mënyrën si i përshtatet stilit të lojës,” deklaroi Jordi, duke shtuar se në javët e ardhshme mund të ketë lëvizje konkrete drejt një marrëveshjeje, transmeton AutoPortali.

Më parë, Barcelona e kishte hequr nga lista për shkak të mungesës së fondeve dhe konkurrencës së madhe në sulm. Por situata ka ndryshuar, dhe klauzola e lirimit prej 58 milionë eurosh, ndonëse sfiduese për financat e klubit, nuk është më pengesë e pakalueshme.

TË FUNDIT