Pas huazimit te Brighton sezonin e kaluar, Barcelona dhe Ansu Fati pritet të ndahen sërish këtë verë – këtë herë me gjasë përfundimisht.
Nëse më parë synohej rikuperimi i formës së tij, tani duket se të dyja palët po e shohin largimin si zgjidhjen më të mirë, pasi lojtari ka pak hapësira në planet e trajnerit Hansi Flick, transmeton AutoPortali.
Fati, 22 vjeç, refuzoi një huazim në janar për të luftuar për vendin e tij, por përfundimisht u zhgënjye nga mungesa e minutave.
Monaco ka shfaqur interes për të, dhe sipas “Sport”, oferta më realiste është një huazim me të drejtë blerjeje për 12 milionë euro, me Barcelonën që do të mbajë një përqindje nga shitja e ardhshme.
Sipas “Marca”, Monaco paraqiti një ofertë që u refuzua nga Barcelona, pasi nuk mbulonte të gjithë pagën e lojtarit.
Barça preferon shitjen me klauzolë riblerjeje, ndërsa Monaco nuk dëshiron transferim të menjëhershëm.



