Barcelona thuhet se ka siguruar nënshkrimin e parë për vitin 2025, me Jonathan Tah që do të bashkohet nga Bayer Leverkusen.
Qendërmbrojtësi gjerman ka rënë dakord për lëvizjen në “Camp Nou” pasi arriti një marrëveshje me agjentin e tij, Pini Zahavi.
Transferimi i tij te Barcelona do të vijë në verë si lojtar i lirë, pasi edhe skadon kontrata e tij me kampionin e Bundesligës.
Në moshën 28-vjeçare, Tah ka qenë një lojtar kyç për Bayer Leverkusen, pasi luajti një rol jetik në sezonin e tyre fitues të titullit të Bundesligës edicionin e kaluar dhe është i njohur për aftësitë e tij të forta mbrojtëse dhe lidershipin në fushë.

Barcelona po kërkon të forcojë mbrojtjen e saj përpara sezonit të ardhshëm dhe përvoja e Tah në nivelin më të lartë shihet si një shtesë e vlefshme për skuadrën.



