Me Hysajn titullar, dhe me një super Noslin, Lazio siguroi një biletë për në fazën çerekfinale të Kupës së Italisë, kaluan Napolin me rezultatin 3-1 duke dominuar me lojë dhe rezultat.
Trajneri i Lazios, Marco Baroni, nuk e fshehu gëzimin për këtë kualifikim, por fillimisht u ndal duke i bërë elozhe anësorit kuqezi, Elsid Hysaj:
“Hysaj bëri një lojë të shkëlqyer. Ai djalë nuk ishte në listë, por gjithmonë na ka dhënë një dorë. Ndaj Napolit doja ta shpërbleja dhe ai u përgjigj shumë mirë në fushë. E përsëris, ajo që na interesonte ishte kalimi në raundin tjetër dhe e bëmë gjithashtu me një lojë të mirë”, u shpreh Baroni.



