Bashkimi zyrtarizon De’Quon Lake
B

Bashkimi zyrtarizon De’Quon Lake

Klubi i basketbollit Bashkimi ka zyrtarizuar transferimin e qendrës amerikane De’Quon Lake.

Basketbollisti 208 cm i gjatë pritet të jetë një shtesë e rëndësishme për ekipin prizrenas, falë përvojës së tij të gjerë ndërkombëtare.

Lake e nisi karrierën profesionale në Hungari me ekipin Falco Szombathely, ku fitoi Kupën dhe Kampionatin dhe u paraqit në Basketball Champions League, shkruan AutoPortali.

Ai ka luajtur gjithashtu për ekipe si Tsmoki-Minsk, Oklahoma City Blue (G-League), Humacao, Czarni Slupsk, SZTE Szeged dhe së fundmi Atomeromu Paks.

Bashkimi e konsideron Lake një aset të rëndësishëm për zonën e trapezit, duke sjellë fuqi fizike, eksperiencë dhe prezencë dominuese. Klubi e mirëpriti atë me fjalët: “Mirë se erdhe në Prizren, De’Quon!”

Në sezonin 2024/25 me ekipin hungarez Paks, Lake shënoi mesatarisht 9.2 pikë dhe 7.1 kërcime për ndeshje, me një efikasitet prej 69.1% në gjuajtje. /AutoPortali

TË FUNDIT