Bayer Leverkusen synon të përforcohet në afatin kalimtar të verës. Një nga repartet ku drejtuesit synojnë të ndërhyjnë është mbrojtja.
Për këtë repart në “radarin” e tyre ka rënë Albian Hajdari. 21-vjeçari aktualisht është pjesë e Luganos në Zvicër, me të cilët ka kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2028.
Sipas “Sky Sport” bëhet me dije se gjermanët kanë nisur bisedimet për këtë pistë dhe tashmë synojnë të arrijnë marrëveshjen me klubin zviceran për të lënë të lirë futbollistin shqiptar.
Hajdari në këtë sezon me skuadrën zvicerane ka luajtur në 34 ndeshje në të gjitha garat, ku ka shënuar edhe 2 gola.



