Pas gjashtë vjet mungese, Bekim Kadrija do të jetë sërish në shtigjet e garave automobilistike. Anëtari i HCR Gjakova do të jetë pjesëmarrës në garën e parë të disiplinës malore për kampionatin e sivjetmë, e cila mbahet këtë fundjavë në Grashticë.
“Po, pas një mungese gjashtë vjeçare, do të rikthehem sërish në gara, duke filluar nga kjo fundjavë në Grashticë”, ka thënë Kadrija për AutoPortali.com.
Ai do të garojë Klasën 5 me veturën Honda Type R 2000 ccm, me të cilën synon të arrijë rezultate të mira. “Është një veturë, mendoj e përgatitur mirë, me të cilën besoj se do të arrij rezultate të mira. Sigurisht që konkurenca do të jetë e fortë, por unë jam optimist se do të paraqitem mirë”, ka shtuar Kadrija.

Ai synon të marrë pjesë në të gjitha garat e kampionatit vendor, por edhe në disa ndërkombëtare. “Nëse gjithçka shkon mirë, planifikoj të marr pjesë në të gjitha garat vendore (disiplina malore), por edhe në disa që mbahen në kuadër të Kampionatit FIA CEZ, ku po ashtu synoj të renditem sa më mirë”, është shprehur Bekim Kadrija.



