Belingham tregon pse është krenar me numrin 5 te Real Madrid
B

Belingham tregon pse është krenar me numrin 5 te Real Madrid

Në kohën kur luante te Real Madrid, Zinedine Zidane, ka qenë lojtari i preferuar për çdo tifoz, por edhe për  Jude Bellingham e shumë futbollistë tjerë. 21-vjeçari Bellingham është krenar që e mban numrin 5 në fanellë, numër të cilin si lojtar i Realit e mbante Zidane.

“Zizu” është legjendë e futbollit francez, por edhe e Realit he Juventusit.

Te “Los Blancos” francezi Zidane ka qenë edhe trajner shumë i suksesshëm.

“Kam thënë në shumë intervista se sa shumë e admiroi Zinedine Zidanen”, është shprehur Bellingham.

“Zidane ishte lojtari im i preferuar i Real Madridit. Jam vërtet krenar që mbaj numrin e tij”, ka shtuar futbollisti anglez.

Fanellën me numrin 5 te Reali e kanë mbajtur edhe shumë futbollistë të njohur si  Raphael Varane, Fabio Cannavaro, Antonio Ruiz, Nuri Shahin dhe Manolo Sanchis.

TË FUNDIT