Tim Mayer ka nisur zyrtarisht fushatën për të kandiduar për president të FIA-s, duke sfiduar drejtuesin aktual Mohammed Ben Sulayem në zgjedhjet që mbahen në dhjetor. Kandidatura u shpall më 4 korrik, në një ngjarje të organizuar pranë pistës së Silverstone, ku Mayer prezantoi platformën e tij “FIA Forward”.
Amerikani, me përvojë të gjatë brenda FIA-s si komisar dhe drejtor gare, premton një qasje më përfshirëse dhe transparente në drejtimin e federatës. Ai kritikoi hapur drejtimin aktual, duke e akuzuar për mungesë përfshirjeje dhe frikë të brendshme te stafi.

Fushata e tij pritet të kushtojë 4-6 milionë dollarë dhe është mbështetur nga figura që kërkojnë ndryshim në botën e motorsportit. Mayer ka deklaruar se kërkon një “garë të ndershme” dhe jo përplasje personale me Ben Sulayem, ndonëse ka lënë të kuptohet se shkarkimi i tij i mëparshëm nga FIA ka ndikuar në vendimin për të kandiduar.



