Betejë e zjarrtë për Këpucën e Artë
B

Betejë e zjarrtë për Këpucën e Artë

Sfida mes golashënuesve të Evropes po hyn në fazën vendimtare. Në gjysmën e parë të sezonit 2024/25, në krye të renditjes për Këpucën e Artë ndodhet Robert Lewandowski, i cili udhëheq pavarësisht gabimeve të shumta të Barcelonës në ndeshjet e fundit të kampionatit.

Pas polakut është Mohamed Salah, protagonist në ecurinë e shkëlqyer të Liverpoolit nën drejtimin e Arne Slot-it në Premier League. Egjiptiani ka kaluar Harry Kanen, i cili është i dëmtuar dhe ka mbetur në kuotën e 28 golave për disa javë.

Në vend të katërt gjendet Victor Gyokeres, përpara Omar Marmoush-it dhe Erling Haaland-it. Për suedezin, autor i 18 golave deri tani, koeficienti është më i ulët në krahasim me atë që ofrohet në pesë kampionatet më të mëdha europiane.

Mateo Retegui, golashënuesi më i mirë në Serinë A me 12 gola, ndodhet menjëherë pas tyre, duke lënë pas lojtarë si Kylian Mbappe, Cole Palmer, Jonathan David dhe Raphinha.

Kjo është renditja duke marrë parasysh vetëm lojtarët kryesorë që përfitojnë nga një koeficient më i lartë se 1.

Renditja aktuale e Këpucës së Artë:
1.Robert Lewandowski (Barcelona) – 32 pikë
2.Mohamed Salah (Liverpool) – 30 pikë
3.Harry Kane (Bayern Munich) – 28 pikë
4.Victor Gyokeres (Sporting) – 27 pikë (koeficient 1.5)
5.Erling Haaland (Manchester City) – 26 pikë
5.Omar Marmoush (Eintracht Frankfurt) – 26 pikë
7.Mateo Retegui (Atalanta) – 24 pikë

TË FUNDIT