Boston e Oklahoma siguruan play-off-in
B

Boston e Oklahoma siguruan play-off-in

Cleveland ka shnuar fitoren e 12-të radhazi, duke mundur  me shifrat 112-107 Miamin. 40 pikët e realizuara nga lojtarët e aktivizuar nga bankina ishin vendimtare për Cavaliers, që kryesojnë renditjen në Konferencën e Perëndimit.

Boston fitoi ndaj Portland me rezultat 128-118 dhe bëhet skuadra e dytë në Lindje që kualifikohet në fazën play off. Derrick White me 41 pikë ishte lider për Celtics.

Fitoi edhe Denver, që mposhti 116-110 Sacramenton, sfidë ku të gjithë titullarët e Nuggets realizuan mbi 10 pikë.

Në Konferencën e Perëndimit vijon të dominojë  Oklahoma, që mundi në udhëtim Memphisun 120-103, duke u kualifikuar në play off. Sërish protagonist Alexander Shai, që realizoi 41 pikë.

Nuk zhgënjeu Milwaukee, që mundi 137-107 Dallas, ndeshje ku Lillard realizoi 34 pikë e Antetokounmpo 32 pikë.

Fitore të rëndësishme për renditje korri Clippers, që falë 50 pikëve të James Harden mundi 123-115 Detroit.

Rezultatet:
Boston – Portland 128-118
Charlotte – Minnesota 110-125
Cleveland – Miami 112-107
Washington – Utah Jazz 125-122
Milwaukee – Dallas 137-107
Denver – Sacramento 116-110
Memphis – Oklahoma 103-120
Clippers – Detroit 123-115

TË FUNDIT