Skuadra kampione, Boston Celtics shënoi fitore të rëndësishme në fushën e Denver me shifrat 118-106. Tatum me 29 dhe Porzingis me 25 pikë bënë diferencën në fushë për mysafirët.
Tjetër humbje për ekipin e Lakers, që u mund 118-97 nga Dallas. Vendimtar ishin basketbollistët që u aktivizuan nga banka e rezervistëve, nga të cilët erdhën 50 pikë, ndërkohë që shënuesi më i mirë ishte Grimes me 23 pikë.
Zhgënjeu edhe skuadra e Golden State, që u mund 114-98 nga Miami, ndeshje ku u dallua kolektiviteti i ekipit nga Florida, me 6 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë. 31 pikët e Curry mbetën për statistikë.
Rezultatet:
Washington – Houston 112-135
Charlotte – Phoenix 115-104
Dallas – Lakers 118-97
New Orleans – Minnesota 97-104
Utah Jazz – Atlanta 121-124
Golden State – Miami 98-114
Denver – Boston 106-118



