Boston ka fituar ndaj Detroitit me rezultat 123-99 dhe i është afruar kreut të renditjes në Konferencën e Lindjes.
Ndeshje e dominuar nga Celtics, ku u dallua Payton Pritchard, autor i 27 pikëve e 10 asistimeve. Mirë u paraqit edhe White me 23 pikë.
Fitoi edhe Miami, 114-104 ndaj Toronto, sfidë ku skuadra nga Florida dominoi në fushë. Tyler Herro me 23 pikë e Bam Adebayo me 21 pikë bënë diferencën në fushë.
Në sekondat e fundit fitoi Sacramento, që mundi 111-109 në fushën e New Orleans. Ndeshje magjike për Sabonis, që realizoi 32 pikë e 20 kërcime, mbështetur edhe nga DeRozan me 29 pikë. Ndërsa 36 pikët e McCollum për vendasit mbetën për statistikë.
Rezultatet:
Boston – Detroit 123-99
Miami – Toronto 114-104
New Orleans – Sacramento 109-111



