Humbje turpëruese e Lakers, që u mund thellë 134-93 nga Miami, në një ndeshje pa histori dhe e komanduar nga vendasit.
LeBron James realizoi 29 pikë, por që s’mjaftuan, ndërsa për Miamin shkëlqeu Tyler Herro me 31 pikë.
Boston i afrohet kreut të renditjes në Konferencën e Lindjes pas fitores 130-120 ndaj Detroit. Gjashtë lojtarë të Celtics realizuan mbi 14 pikë, ku Brown realizoi 28 pikë, mbështetur edhe nga Porzingis 26 pikë.
Humbje pësoi edhe skuadra tjetër e Los Anxhelosit, ajo e Clippers, që u mund 108-80 në fushën e saj nga Minnesota. Vendimtar ishin basketbollistët që u inkuadruan nga bankina e skuadrës mysafire, nga ku erdhën 42 pikë, ndërkohë që më i miri ishte Randle me 20 pikë.
Zhgënjeu Milawukaee, që u mund 119-104 në shtëpi nga Atlanta, ku sërish lojtarit e bankinës bënë diferencën, duke shënuar 50 pikë.
Rezultatet:
Boston – Detroit 130-120
Brooklyn – Indiana 99-90
Miami – Lakers 134-93
Philadelphia – Orlando 102-106
Milwaukee – Atlanta 104-119
Clippers – Minnesota 80-108



