Boston mposht Miamin, zhgënjen Lakers
B

Boston mposht Miamin, zhgënjen Lakers

Boston ka fituar ndaj Miamit me rezultat 108-89 në ndeshjen e radhës në NBA, duke mbrojtur vendin e dytë në Konferencën e Lindjes.

Mungesa e Butler, i dëmtuar, ndikoi te Miami, ndërsa për Celtics u dalluan Brown me 29 pikë e Pritchard me 25 pikë.

Zhgënjeu skuadra e Lakers, që u mund 109-80 nga Minnesota, në një ndeshje pa shumë histori. Davis e James zhgënjyen për Lakers, ndërsa për vendasit 55 pikë erdhën nga lojtarët e bankinës.

Pa probleme fitoi Atlanta, që mundi 124-112 New Orleans, sfidë ku shtatë lojtarë të Hawks realizuan mbi 10 pikë.

Ndërsa Chicago, falë 61 pikëve të trios Vucevic-Gideey-Buzelis, mposhti 128-102 Brooklyn.

Rezultatet:
Boston – Miami 108-89
Atlanta – New Orleans 124-112
Minnesota – Lakers 109-80
Chicago – Brooklyn 128-102

TË FUNDIT