Ekipi kampion, Boston Celtics është mposhtur në shtëpi nga Indiana me shifrat 114 -123.
Një ndeshje me rivalitet, me mysafirët që u shkëputën në fund, ku shkëlqeu Tyrese Haliburton, autor i 31 pikëve.
Si mysafire fitoi edhe Atlanta, që mundi 136-107 Toronton. Trae Yong me 34 pikë e 10 asistime ishte lojtari më i mirë i mysafirëve dhe në përgjithësi i ndeshjes.
Fitore të vështirë korri Miami, që falë 27 pikëve të Tyler Herro mposhti Houstonin me rezultat 104-100.
Me rivalitet edhe sfida që nxori fituese Minnesotan, që mundi 112-110 San Antonion.
Oklahoma mbron kreun e renditjes në Perëndim pas fitores 130-106 ndaj Memphis, ku u dallua Shai me 35 pikë.
Rezultatet:
Boston – Indiana 114-123
Toronto – Atlanta 107-136
Houston – Miami 100-104
Oklahoma – Memphis 130-106
Minnesota – San Antonio 112-110



