Bota e boksit para një tjetër meçi të madh
B

Bota e boksit para një tjetër meçi të madh

Më 22 nëntor, në Arabinë Saudite do të zhvillohet dueli i madh për titullin kampion bote në peshën e rëndë (kategoria IBF) mes britanikut Daniel Dubois dhe neo-zelandezit Joseph Parker.

Dubois (22 fitore e 2 humbje në karrierë), që mban titullin kampion, fituar në shtator në përballjen ndaj Anthony Joshuas, do të mbrojë për herë të parë gjerdanin.

Ndërsa ,Parker (35 fitore e 3 humbje në karrierë), dikur ka qenë kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBO, në vitin 2016) dhe synon të ngjitet sërish në majë.

Të dy boksierët po kalojnë një moment të mirë në karrierën e tyre: Dubois ka fituar tri përballjet e fundit, ndërsa Parker ka fituar 5 duelet e fundit dhe nuk humbet që prej vitit 2022.

Kjo është hera e parë që dy boksierët duelojnë mes tyre, ndaj dhe interesi është i madh, pasi mendohet një përballje e ekuilibruar. Në këtë event do të duelojnë edhe kampionë të tjerë si Artur Beterbiev dhe Dmitry Bivol

 

TË FUNDIT