Flavio Briatore, konsulent i ekipit Alpine, ka rihapur debatin mbi buxhetin në Formula 1, duke propozuar që edhe pagat e pilotëve dhe teknikëve të përfshihen në kufirin e shpenzimeve.
Sipas tij, “kostot janë rritur ndjeshëm, por spektakli në pistë nuk ka ndryshuar”.
Aktualisht, pagat e yjeve si Max Verstappen (50 milionë euro në vit) dhe Lewis Hamilton (deri në 40 milionë euro në vit), si dhe kontrata të majme si ajo e Adrian Newey me Aston Martin (150 milionë funte), mbeten jashtë buxhetit të kufizuar prej 135 milionë dollarësh për skuadrat, duke i dhënë avantazh të fshehtë ekipeve më të pasura.

FIA dhe Liberty Media po shqyrtojnë një rishikim të rregullores për vitin 2026, përfshirë mundësinë e një salary cap të veçantë për pilotët dhe teknikët, ndërkohë që buxheti i përgjithshëm do të rritet në 215 milionë dollarë.



