Briatore tregon si dëshiron ta kujtojë legjendarin Schumacher
B

Briatore tregon si dëshiron ta kujtojë legjendarin Schumacher

Shefi i përkohshëm i Alpine në Formula 1, Flavio Briatore, ka folur për gjendjen e Michael Schumacher në një intervistë për Corriere della Sera, duke thënë se nuk e ka vizituar ish-kampionin legjendar, por ruan kontakt me bashkëshorten e tij, Corinna Schumacher.

“Nëse mbyll sytë, e shoh Michael duke buzëqeshur pas fitoreve. Më mirë ta kujtoj të lumtur, sesa ta shoh të shtrirë në shtrat,” u shpreh Briatore, duke kujtuar me mall momentet kur së bashku fituan titullin e parë botëror me Benetton në vitin 1994.

Briatore komentoi gjithashtu deklaratën e ish-bashkëshortes së tij Elisabetta Gregoraci, e cila tha se Schumacher nuk flet dhe komunikon vetëm me sy, si dhe se vetëm tre persona lejohen ta vizitojnë.

 

TË FUNDIT