Legjenda e Juventusit dhe Italisë, Gianluigi Buffon beson se Serie A është e dyta pas Ligës Premiere për nga cilësia.
Futbolli italian ka pasur një ngritje në vitet e fundit, me Atalantën që ka fituar Ligën e Evropës, Romën që ka fituar Ligën e Konferencës dhe Interin që ka arritur në finalen e Ligës së Kampionëve.
Sukseset në Evropë dhe futbolli modern i luajtur nga klubet italiane kanë bërë që portieri legjendar, Buffon, ta vlerësojë lart Serie A.
Sipas ish-portierit të Parmës, Juventusit dhe Paris Saint-Germain, Serie A renditet e dyta pas Ligës Premier për nga cilësia.
“Futbolli ynë ka ndryshuar. Pas Ligës Premiere angleze, ne jemi menjëherë prapa”, ka thënë fillimisht Buffon.
“Mendoj për një revolucion kulturor me shumë trajnerë, tani ne kënaqemi duke parë ndeshjet e Serie A”, përfundoi portieri legjendar.



